Sot dita më e nxehtë, 42 gradë Celsius në hije

Sot dita më e nxehtë, 42 gradë Celsius në hije

Kjo e martë ka shënuar ditën më të nxehtë të valës afrikane, me temperaturë 42 gradë në hije, ndërsa në diell ato arrijnë në 47 gradë. Sipas sinoptikanëve, kjo valë e të nxehtit ka sjellë temperatura 10 gradë mbi normalen. “Kjo e martë ka sjellë temperatura ekstremisht të larta, 10 gradë mbi normalen për sa i përket muajit gusht, duke bërë që maksimumet të jenë regjistruar 42 gradë në qarkun e Beratit, Shkodrës, kryeqytetin, po ashtu edhe Elbasani, ku janë regjistruar 40-41 gradë,” tha Hakil Osmani. Duke nisur nga e mërkura, kemi tërheqje të valës së të nxehtit afrikan, duke bërë që minimumet të sjellin një natë dhe mëngjes më të freskët. “Duke filluar nga e mërkura në vijim kemi rënie graduale të temperaturave, ku...