Katastrofë mjedisore në Detin Arabik, si fundosja e anijes po helmatis bregdetin e Keralas me miliona grimca plastike

Katastrofë mjedisore në Detin Arabik, si fundosja e anijes po helmatis bregdetin e Keralas me miliona grimca plastike

Një katastrofë e heshtur mjedisore po shpaloset në bregdetin jugperëndimor të Indisë, pothuajse tre muaj pas fundosjes së anijes me flamur liberian MSC Elsa 3 pranë Kerala-s, më 25 maj. Anija 184 metra e gjatë, e cila mbante ngarkesë të rrezikshme, derdhi në det mbi 71,500 thasë me grimca të vogla plastike të njohura si “nurdles”, lënda e parë për prodhimin e plastikës. Deri tani janë rikuperuar vetëm një pjesë e vogël, ndërsa miliona të tjera po shpërndahen nga stuhitë musonike përgjatë bregdetit të Detit Arabik. Ekspertët paralajmërojnë se këto mikroplastika, të cilat mund të thithin toksina si PCB dhe PFA dhe të transportojnë baktere të rrezikshme, do të mbeten në mjedis për vite duke dëmtuar ekosistemet detare dhe duke rrezikuar shëndetin e njerëzve që...