Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Malltezi: Ujë nuk ka, por patronazhistët paguhen në Durrës. Inceneratorët, vjedhja më bastarde pa asnjë ndëshkim
Jamambër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, në intervistën në Syri TV, solli në vëmendje edhe abuzimin e qeverisë me fondet publike dhe për degradimin e shërbimeve bazë. Ai theksoi se ndërmarrja e ujësjellësit është mbipopulluar me qindra punonjës që nuk paraqiten fare në punë, ndërkohë që qyteti i Durrësit vuan mungesën e ujit. Malltezi gjithashtu denoncon skandalin e inceneratorëve, ku sipas tij janë zhdukur qindra miliona euro pa asnjë investim real, duke e cilësuar vjedhjen “jo intelektuale, por bastarde”. Jamambër Malltezi: Ndërmarrja e ujërave të Durrësit, ka patur nga 80 deri në 100 vetë. Dhe kjo kapte të gjithë qarkun, nga Fushë Kuqja e gjithë me radhë. A e dini sa ka sot? 550 vetë në punë, ujë s’ka. Pra, janë...