Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Përkeqësohet situata në Gramsh! Flakët në Poliçan dalin jashtë kontrollit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Përkeqësohet situata në Gramsh! Flakët në Poliçan dalin jashtë kontrollit

Pamje nga zjarret ne vend TIRANË- Nga 19 që ishin në mëngjes, në vendin tonë janë shtuar vatrat e zjarrit. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije sot në orën 16:55, se janë evidentuar 37 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 30 janë ende aktive. Më problematike është situata në Elbasan. Pasi janë djegur dy fshatra, zjarri po shkon edhe drejt Skenderbegasit, ku rrezikohen gjithashtu banesat. Po ashtu është përkeqësuar situata edhe në Poliçan ku janë djegur tre shtëpi. Aktualisht raportohet se nga flakët masive rrezikohen edhe banesa të tjera në fshatrat Voskopolë, Zhapokik, Rehovë dhe Tërpan. Informacion mbi situatën e zjarreve: Aktualisht janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 vatra zjarri janë aktive: Qarku Elbasan. Problematike paraqitet situata nga zjarri...