Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: Revista ”Wanderlust” zbulon Shqipërinë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale
Kryeministri Edi Rama ka postuar për ndjekësit shkrimin e revistës së njohur të udhëtimeve “Wanderlust”, e cila zbulon Shqipërinë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale. ”Wanderlust” tregon vendin tonë që nga eksplorimi i natyrës së egër, qytetet historike, zonat e mbrojtura, lagunat, jetën baritore e deri tek rituali i kafesë turke. Postimi i plotë Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke një realtitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj.