30 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, 5 helikopterë në terren

30 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, 5 helikopterë në terren

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 16:55, se janë evidentuar 37 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 30 janë ende aktive. Viktima e parë nga zjarret është regjistruar në një fshat të thellë të bashkisë së Gramshit, në Kullollas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë viktima një 80-vjeçar kishte ndezur një zjarr në oborrin e banesës, zjarr i cili shpejt i ka dale nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe. I moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia, ndërsa flakët e përhapura më pas në fshat kanë krijuar një situatë mjaft të rrezikshme edhe për banorët e tjerë të fshatit. Erërat e forta kane bërë që vatrat te përhapen në sipërfaqe shumë më të gjerë,...