Dosja e klanit Çopja-Çela, “Karteli” bleu avion për transport droge, paratë i fshehën tek ullinjtë

Dosja e klanit Çopja-Çela, “Karteli” bleu avion për transport droge, paratë i fshehën tek ullinjtë

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në dosjen voluminoze prej 282 faqesh që A2CNN disponon, ajo që vihet re është anëtarët e kësaj organizate dyshohet që përtej rrugës detare, sasitë e kokainës t’i transportoni edhe me avionë privatë të blerë enkas. Gjatë një bisede zhvilluar në dhjetor të 2020 të kryer në aplikacionin Sky Ecc, ngrihen dyshime se Ervis Çela ka nisur një sasi prej rreth 8 tonë kokainën si dhe ka blerë një avion të vogël të cilin e përdor për të transportuar lëndë narkotike direkt nga vendi i prodhimit për në magazinat e tij. “Seriozisht...