Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Thellohet tatëpjeta e euros. Valuta europiane bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ
Zhvlerësimi i euros nuk ka të ndalur. Valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke u këmbyer për vetëm 96.77 lekë në blerje. Ky është niveli u ulët jo vetëm për këtë vit, po që na 2008-ta kur valuta europiane hyri në Shqipëri. Eriola Hoxha, eksperte për ekonominë, deklaroi: “Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm euro në qarkullim dhe kjo do të thotë se ka jo vetëm euro formale, por edhe euro nga kanale informale. Jemi në periudhën e verës ku emigrantët sjellin në rrugë formale apo informale para, apo thënë ndryshe remitanca”. Kliton Vaso, ekspert bankar, shprehet për A2: “Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po ndodh tani. Zhvlerësimin e euros edhe jashtë sezonit turistik. Oferta e...