“Numri 1 në Europë që përmbush kriteret”, CNBC: Shqipëria, vend ideal për amerikanët

“Numri 1 në Europë që përmbush kriteret”, CNBC: Shqipëria, vend ideal për amerikanët

Shqipëria nuk shihet vetëm si një destinacion turistik nga të huajt, por edhe si një mundësi për të jetuar në vendin tonë. Konstatimi vjen nga media amerikane CNBC, që i ka kushtuar një artikull të gjatë këtij fakti, duke e cilësuar Shqipërinë si vendin nr.1 në Europë që përmbush shumë kritere. Cepee Tabibian, themeluesja e “She Hit Refresh”, një platformë komunikimi që ndihmon gratë e moshës mbi 30 vjeç që të shpërngulen jashtë vendit, ndan eksperiencën e saj, teksa thotë se ashtu si shumë amerikanë edhe ajo kishte ëndërruar që të transferohej në Europë. Pas shpërnguljes nga Teksasi në Spanjë, Tabibian rrëfen se vitet e fundit kishte dëgjuar shumë të flitej për Shqipërinë. Kureshtja e bëri që në 2024 të qëndronte për afro një muaj...