Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarret në Gramsh,MM:Dhjetëra mjete në dispozicion, 4 helikopterë operojnë nga ajri
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë tërësisht të angazhuara në menaxhimin e situatës së rënduar nga zjarret në bashkinë Gramsh, me trupa të FA në terren, së bashku me zjarrfikës lokalë, forca policie, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat bashkiake. ‘Dhjetëra mjete janë vënë në dispozicion, përfshirë zjarrfikëse, autoambulanca dhe mjete transporti, ndërkohë që 4 helikopterë po operojnë nga ajri për shuarjen e flakëve në zonat më të vështira. Prioritet mbetet evakuimi i banorëve nga zonat në rrezik’, thuhet në njoftimin e MM. Për shkak të situatës, Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje banorëve të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.