Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve për evakuim, ministri Vengu mbërrin në Gramsh
Situata e zjarreve në vendin tonë paraqitet mjaft problematike ku më e rënduar duket në zonën mes Gramshit dhe Skraparit, ku është dashur edhe evakuimi i disa prej banorëve për arsye sigurie, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në luftë me flakët. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në Harunas të Gramshit ku ju është bashkuar Forcave të Armatosura dhe atyre zjarrfikëse në terren për të monitoruar situatën pas zjarreve. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë Elbasan iu bën thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që rrezikohen nga zjarri, të bashkëpunojnë me punonjësit e Policisë, me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, si dhe me Emergjencat Civile, me qëllim që të largohen nga zona e rrezikut të zjarrit. Të gjithë inspektorët e Policisë së zonave janë...