Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nxori nga automjeti të aksidentuarit, Proda i dorëzon policit hero Certifikatën për Shërbime të Dalluara
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i ka dorëzuar Inspektorit Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara, pas aktit të tij heroik në ndihmën ndaj tre qytetarëve të plagosur në aksidentin në rrugën Levan-Fier. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës, Proda vlerësoi aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, që sipas tij, mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit, për të qenë aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë. “Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë të përfshirë në një aksident rrugor, është një shembull frymëzues për çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtë dhe zemra e madhe që tregoi, janë vlerat që ne duam të...