Zjarret në Finiq: 9 nga 12 fshatrat e bashkisë me dëme në ullishta, banesa dhe objekte kulti

Zjarret në Finiq: 9 nga 12 fshatrat e bashkisë me dëme në ullishta, banesa dhe objekte kulti

Tetë ditë pas shpërthimit të zjarreve, tymi ende mbulon majat e maleve në njësinë administrative Dhivër, bashkia Finiq. Banorët, të tronditur nga situata, presin që ndihma dhe mbështetja për rindërtim të vijë sa më shpejt. Ndërkohë, tymi ende ngrihet mbi majat e maleve, duke kujtuar ditët e vështira të përballjes me zjarrin. Administratori i njësisë, Thoma Lango, thotë se është koha të nisë vlerësimi i dëmeve, ndërsa kujton praninë e vazhdueshme pranë banorëve. “Logjikisht banorët duhet të dëmshpërblehen. Dëme ka pasur në lagjen 13, nja dy shtëpi të djegura, që ishin të braktisura,” tha z. Lango. Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Llambi Pandeqi, thotë se dëmet janë të mëdha, ndaj do të bëhet gjithçka që banorët të mos mbeten vetëm, si në përballjen me...