Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lewandowski: Doja të shkoja tek United, por nuk më lejuan
12 Gusht 2025 15:56 Telesport Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers. Transferimi i tij dështoi për shkak të një reje vullkanike nga Islanda, e cila kishte pezulluar fluturimet drejt Anglisë. Lewandowski ishte shumë pranë kalimit në Angli dy vite më vonë, në vitin 2012, kur mori një ftesë nga Sir Alex Ferguson. Ai donte të vishte fanellën e Manchester United, por Borussia Dortmund refuzoi. “Po, isha gati. Si mund të refuzoja një legjendë si Ferguson?! Doja të luaja tek United, por klubi refuzoi. Drejtuesit kuptuan se mund të fitonin më shumë prej meje nëse prisnin edhe një ose dy vite. Ashtu ndodhi”.