Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

Drejtuesi i grupit mediatik “Focus Group”, ku bëjnë pjesë News24, Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Gazeta Shqiptare Online, ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit dhe sekuestrimit të godinës nga shteti për t’i kaluar kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve, “KAYO”. Në deklaratën publike, Irfan Hysenbelliu e ka cilësuar veprimin si të paprecedentë dhe një shkelje flagrante të lirisë së shtypit. “Pa asnjë paralajmërim, pa urdhër gjykate dhe pa asnjë bazë ligjore të justifikuar, forca të shumta të policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen në ambientet e televizionit, kanë ndërprerë me forcë sinjalin e transmetimit dhe kanë ndërhyrë në mënyrë të papranueshme në punën e gazetarëve tanë dhe stafit teknik. Ky nuk është një incident i zakonshëm. Ky është një akt brutal...