Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Heronjtë në zjarre’/Ekipet emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie
Në fshatrat Spanesh dhe Kazie të Tiranës, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes, ku ndër të tjera thuhet se: ‘Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve’. Situata me zjarret vazhdon të jetë problematike ku është kërkuar evakuimi i banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Postimi i fundit i MM Tiranë Në...