“Nuk di ku t’i çoj më paratë”, përgjimet e grupit të kokainës, anëtarët ankoheshin së nuk fshihnin dot miliona euro

“Nuk di ku t’i çoj më paratë”, përgjimet e grupit të kokainës, anëtarët ankoheshin së nuk fshihnin dot miliona euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përgjimet e grupit të kokainës që drejtohej nga Franc Çopja. Në komunikimet mes anëtarëve, që janë pjesë e dosjes voluminoze, shprehet shqetësimi për fshehjen e miliona eurove. Në disa raste, ata mendojnë të investojnë në lingota ari apo në blerjen e sasive të mëdha të floririt. Miliona euro të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë përfituar nga Franc Çopja, Ervis Çela dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, grup i goditur pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme. Në dosjen e siguruar gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, SPAK ka argumentuar përmes provave të gjithë aktivitetin kriminal, bazuar edhe në zbërthimin e përgjimeve telefonike që Franc Çopja dhe Ervis Çela përdornin përmes aplikacioneve të koduara...