Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fluks kalimesh në Kakavijë, mbi 112 mijë lëvizje gjatë muajit gusht, 20% më shumë se një vit më parë
Gjatë 24 orëve të fundit, prej pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri rreth 8,000 shtetas dhe kanë dalë afro 4,400. Nga 1 deri më 10 gusht 2025, janë regjistruar mbi 112,000 kalime ose rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në Kakavijë po punojnë 4 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke, dhe koha mesatare e pritjes në radhë është rreth 40 minuta në pikun e ngarkesës. Mes udhëtarëve 65% e tyre janë në hyrje dhe 35% në dalje, duke përfshirë këtë vit edhe shumë turistë të huaj. Është me interes një lloj tendence e largimit drejt Greqisë jo më për punë por për pushime. Edhe ata që kthehen nuk janë thjesht emigrantë por përtej kthimit...