Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
PL, Blushi: Avokati i Popullit konstatoi shkeljen e të drejtave të Metës në rrëmbimin e 21 tetorit, Proda të vihet nën akuzë penale
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u shpreh se edhe Avokati i Popullit konstatoi shkeljen e të drejtave të ish-presidentit të vendit, Ilir Meta gjatë momentit të arrestimit, më 21 tetor të vitit të kaluar.Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Blushi tha se gjetjet e Avokatit të Popullit, duhet të përkthehen në akuzë penale për Drejtorin e Policisë, Ilir Proda, i cili sipas tij, urdhëroi aktin kriminal të rrëmbimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i Popullit, ndonëse me 10 muaj vonesë, ka konstatuar dhe konfirmuar zyrtarisht, pa ekuivok, shkeljen flagrante të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, si dhe cënimin e rëndë të procedurave ligjore dhe standardeve më minimale të një shteti të së drejtës, në...