Zjarret në Gramsh/ Urdhërohet evakuimi edhe i 3 fshatrave të tjerë

Zjarret në Gramsh/ Urdhërohet evakuimi edhe i 3 fshatrave të tjerë

Ministria e Mbrojtjes informon se banorët e të tjerë fshatrave të Gramshit duhet të evakuohen. "Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt" informoi ministria e Mbrojtjes në orën 15:09 minuta të ditës së sotme duke shtuar se fshati Skënderbegas është evakuuar.  Nën pushtetin e flakëve deri tani janë fshatrat: Skënderbegasi, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas, Spanesh dhe Kazie. Deri tani flitet për 6 të plagosur e 1 viktimë, një 80 vjeçar i cili dyshohet se ishte autori i zjarrvënies ka humbur jetën. Po ndërhyhet nga ajri por situata është e vështirë pasi e gjithë zona është e pyllëzuar ndërsa era e fortë e temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve.