Situata kritike me flakët në Gramsh, humb jetën 80-vjeçari që ndezi zjarrin

Situata kritike me flakët në Gramsh, humb jetën 80-vjeçari që ndezi zjarrin

Pamje nga zjarri GRAMSH- Një 80-vjeçar nga Gramshi është bërë viktima e parë nga zjarret në vend. I moshuari kishte ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij në fshatin Kullollas, por zjarri i doli nga kontrolli duke i marrë jetën. Përveç kësaj, flakët janë përhapur nga era dhe aktualisht kanë shkrumbuar 2 fshatra, ndërsa të tjerë janë ende në rrezik. Aktualisht, po punohet për evakuuimin e banorëve në mënyrë që të mos rrezikohen jetë të tjera.  NJOFTIMI I POLICISË: Gramsh/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë...