Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Çfarë po ndodh me DigitAlb?
Foto ilustruese Një nga platformat më të mëdha mediatike në rajon, DigitAlb kohët e fundit ka pësuar ndryshime në pronësinë e saj. Në vitin 2004 kjo kompani u themelua nga Dritan Hoxha, i cili asokohe zotëronte 70% të aksioneve. Pas ndarjes nga jeta të z. Hoxha, DigitAlb kaloi një seri peripecish me përplasje dhe debate mes aksionerëve dhe me procese gjyqësore të stërzgjatura. Por, sot situata ka ndryshuar. Burime për Vox News bëjnë me dije se aksionet e DigitAlb janë blerë nga familja Hoxha, në pjesën dërrmuese të saj, duke rikthyer identitetin e pronësisë, pikërisht aty ku e nisi themeluesi Dritan Hoxha. Përkundër thashethemeve të përhapura nga konkurrentët, e vërteta është se nuk ka pasur asnjë shitje tek grupe të jashtme apo ndryshim të administratës....