Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pronarët e mediave kryesore edhe si “investitor strategjik” prej qeverisë!
Si u shndërruan gazetarët në “rripa transmisioni të propagandës”? Pse ka një censurë të frikshme në televizione? Gjeni më poshtë privilegjet e qeverisë, të renditura nga Reporter.al Nga Vladimir Karaj (BIRN) Komiteti i Investimeve Strategjike, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi me 10 prill statusin “investitor strategjik” për dy kompani private – “Anima Con” dhe “EB Construction”, të cilat kanë në plan të ndërtojnë një hotel dhe një kompleks rezidencial në njërën prej zonave më të lakmuara të Tiranës. Vendimi i marrë gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me dyer të mbyllura u argumentua nga qeveria si pjesë e strategjisë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe investimet në sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dy nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Sipas dokumenteve zyrtare, ky projekt...