Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
10 muaj në burg, Blushi: Avokati i Popullit konstatoi shkeljen e të drejtave të Ilir Metës
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se Avokati i Popullit, ndonëse me 10 muaj vonesë, ka konstatuar dhe konfirmuar zyrtarisht, shkeljen flagrante të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në rrëmbimin kriminal dhe politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta më 21 tetor të vitit të kaluar. Blushi theksoi se sipas Avokatit të Popullit arrestimi i Metës është kryer pa i vënë në dispozicion vendimin e gjykatës dhe Metës i është mohuar e drejta për të kontaktuar menjëherë me avokatin e tij. Ai tha se janë dhunuar haptas dy të drejta themelore, që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Deklarata e Plotë e Blushit: Avokati i Popullit, ndonëse me 10 muaj...