Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Porosi e Piro Bares/ Prokurorja Beluli tërheq akuzat për 25 mijë ton “naftë ruse kontrabandë”
Kapiteni rus i anijes me flamur liberian, Alexey Smaznov, mbyll përfundimisht hesapet me drejtësinë shqiptare në favor të tij. I arrestuar në mars të vitit 2023, nën dyshimet se kontrabandoi në vendin tonë 24.500 ton naftë ruse, në thyerje të embargos ndërkombëtare, për llogari të një kompanie shqiptare në pronësi të biznesmenit Piro Bare, tashmë drejtuesi i anijes “Grace Felix” mund të udhëtojë i lirë për në vendin e tij. Në 2 Gusht 2025, Gjykata e Durrësit i hoqi 50-vjeçarit masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” dhe garancinë pasurore prej 6 milionë lekësh (rreth 60 mijë euro), pasi atij i ishin pushuar akuzat më herët. Policia Shqiptare njoftoi në 1 mars 2023 se kishte arrestuar kapitenin e anijes për veprat penale “Kontrabanda me mallra të...