Vdes i moshuari që nisi valën e zjarreve në Gramsh! Tani flakët rrezikojnë tre fshatra!

Vdes i moshuari që nisi valën e zjarreve në Gramsh! Tani flakët rrezikojnë tre fshatra!

Një i moshuar ka humbur jetën këtë të martë, më 12 gusht, si pasojë e zjarreve në Gramsh. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku i moshuari rreth 80 vjeç me inicialet B.Zh, ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit. Sipas njoftimit, ai kishte “ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.” Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët. Sjellim ndërmend se situata e zjarreve në Gramsh ka dalë nga kontrolli...