Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkodër, 34-vjeçari plagos me armë zjarri një grua, detajet e para
Shkodër, 34-vjeçari plagos me armë zjarri një gruaNjë 34-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një grua. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Muriqan-Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Fatmirësisht, 30-vjeçarja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit Edison Probatistaj. Njoftimi i policisë: Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.