Turqia në luftë me flakët, zjarri masiv në Dardanele bllokon ngushticën, mbi 2,000 njerëz evakuohen

Turqia në luftë me flakët, zjarri masiv në Dardanele bllokon ngushticën, mbi 2,000 njerëz evakuohen

Për herë të dytë në më pak se një muaj, banorët e Dardaneleve në Turqi po përballen me një zjarr të madh, i cili po shkatërron gjithçka që i del përpara, që kishte mbetur e paprekur nga katastrofa e mëparshme. Zjarri i ri shpërtheu dje rreth orës 13:30, në një zonë rurale në qytetin Kepez, dhe për shkak të erërave të forta u përhap shpejt në zonat pyjore dhe vendbanimet në Guzelyaly. Gjatë natës, flakët dogjën shtëpi, kryesisht vila e rezidenca luksoze që ndodhen në këtë zonë të Stambollit, si dhe automjete. Zjarri po ashtu shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Dardaneleve, ndërsa lundrimi në ngushticë u ndërpre pjesërisht nga jugu në veri. Operacionet e shuarjes së zjarreve, të cilat vazhdojnë prej 24-orësh, përfshijnë...