Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa
Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar sërish në një postim në rrjetet sociale duke bërë një thirrje urgjente për banorët e fshatrave në Gramsh. ‘THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt’’, thotë MM. Edhe më parë është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në fshatrat e Gramshit. Sipas MM në terren për situatën janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.