Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli e quajti gazetarin e vrarë si pjesë të Hamasit, reagon Al Jazeera: Gënjeshtër, duan të heshtin një prej zërave të fundit brenda Gazës
Lajmi i fundit nga lufta që nuk përfundon tregonte për një bombardim, dhe ishte një raketë që vrau Anas al Sharif nga Al Jazeera së bashku me pesë kolegë, katër prej tyre të së njëjtës media. Aviacioni izraelit goditi çadrën ku ata jetonin dhe punonin, afër spitalit Al Shifa, qendra që përmbledh tmerrin e këtyre njëzet e dy muajve dhe sfondin e transmetimeve të tyre direkte nga media e pronarit të Katarit. Tani zëdhënësit e ushtrisë akuzojnë Anas, 28 vjeç, se ka qenë kreu i një qelize të Hamasit, se ka koordinuar sulme ndaj trupave të tyre, dhe sjellin një mesazh entuziast që ai thuhet se ka shkruar më 7 tetor 2023 gjatë sulmit të terroristëve palestinezë në fshatrat në jug të Izraelit, ku u...