Serbia e ndarë: Vijë e hollë mes përplasjeve politike dhe dhunës

Serbia e ndarë: Vijë e hollë mes përplasjeve politike dhe dhunës

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga hedhja e ujit dhe vezëve, te sharjet dhe deri te dhuna fizike. Incidenti më i fundit ndodhi më 10 gusht në Vërbas, rreth 30 kilometra nga Novi Sadi, ku policia ndërhyri për të ndarë mbështetësit e pushtetit, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS), dhe kundërshtarët e tij. Dy grupet shkëmbyen fyerje, ndërsa drejt njëri-tjetrit hodhën shishe plastike dhe vezë. Megjithatë, incidenti që tërhoqi më shumë vëmendje të opinionit publik ndodhi më 9 gusht në Baçki Petrovac. Atë ditë, një grup burrash sulmoi verbalisht dhe grisi fotografi që paraqisnin protesta të udhëhequra nga studentët, në kuadër të bllokadave në gjithë Vojvodinën....