S’donin të linin shtëpitë! Dhjetra banorë mbeten të bllokuar mes flakëve, ç’po ndodh me zjarret në Gramsh?

S’donin të linin shtëpitë! Dhjetra banorë mbeten të bllokuar mes flakëve, ç’po ndodh me zjarret në Gramsh?

Pamje nga Gramshi GRAMSH- Sa vjen dhe përkeqësohet situata në Gramsh. Edhe pse iu bë 2 herë thirrje që të evakuuoheshin, banorët nuk pranuan që të linin banesat dhe pronat e tyre, kështu kanë mbetur të bllokuar mes flakëve. Prej tymit të dendur, nuk mund të afrohen as ambulancat, as zjarrfikësit dhe e vetmja shpresë mbetet ndërhyrja nga ajri me helikopter. Në fshatin Sosëm sapo është aktivizuar një vatër e re shumë pranë banesave. Ka banorë të lënduar, por zjarrfikësit nuk kanë mundur dot të shkojnë për shkak të tymit. I gjithë fshati Skënderbegas po evakuohet, por ka shumë banorë që nuk pranojnë që të ikin nga banesat e tyre edhe pse u cënohet jeta. Në këtë zonë për ndihmë janë nisur 4 helikopterë./ZËRI