Zjarri në Malin e Koshnicës në Gramsh, humb jetën një i moshuar

Zjarri në Malin e Koshnicës në Gramsh, humb jetën një i moshuar

Foto ilustruese GRAMSH- Një person i moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit në zonën e Gramshit. Por për rastin, që mund të bëhet viktima e parë nga zjarret për këtë sezon në Shqipëri, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as nga Ministria dhe as nga Policia e Shtetit. Teksa po luftohet me flakët, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Megjithatë disa prej banorëve nuk u janë përgjigjur thirrjes duke refuzuar që të braktisnin banesat dhe gjënë e gjallë./ZËRI ssss 672 380 1754998527xflaketjpg 346