Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarret jashtë kontrollit në Gramsh! Ministria e Mbrojtjes, thirrje banorëve: Largohuni urgjent!
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim të menjëhershëm për banorët e tre fshatrave në Gramsh. “THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, mësohet se ka banorë të lënduar, por flakët e mëdha kanë bllokuar edhe ekipet e shpëtimit që kanë shkuar për të evakuuar banorët. Situata ka dalë jashtë kontrollit...