Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vlahovic bllokon merkaton e Juventusit, gati të qëndrojë “i ndarë nën të njëjtën çati”
Historia mes Juventusit dhe Dusan Vlahović nuk duket se do të përfundojë shpejt dhe as në mënyrë pozitive. I lënë jashtë projektit teknik, klubi po përpiqet ta shesë për të kursyer pagën e lartë, por sulmuesi serb nuk pranon asnjë ofertë; as rinovim me ulje page, as huazim, as transferim të plotë. Sipas “Tuttosport”, kontrata e tij me shifra rekord është pengesë e madhe. Në vitin e fundit, kostoja arrin në 15 milionë neto (23 milionë bruto), ndërsa vetëm nga korriku deri sot ka fituar 2.7 milionë euro. Duke qenë se kontributi në fushë nuk ka qenë i madh, barra për Juventusin është edhe më e rëndë. Prej kohësh merr kritika nga tifozët, teksa rrezikon të mbetet jashtë skuadrës deri në fund të sezonit, nëse...