Dy fronte të rrezikshme zjarri/ MM: Të evakuohen banorët e 3 fshatrave në Gramsh

Dy fronte të rrezikshme zjarri/ MM: Të evakuohen banorët e 3 fshatrave në Gramsh

Ministria e Mbrojtjes jep urdhër evakuimi për banorët në 3 fsahtra të Gramshit, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Konkretisht është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në fshatrat: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Sipas MM në terren për situatën janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit. Postimi i MM 🚨🔥 Urdhër evakuimi në Gramsh Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona...