Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Humbi gjurmët teksa notonte me nënën në det, gjendet pa shenja jete 6-vjeçari në Itali
Trupi i një 6-vjeçari, i cili u zhdukur pasditen e së hënës në plazhin e Ca’ Pasquali, në Cavallino-Treporti, afër Venecias, u gjet pa shenja jeta. Carlo Panizzo u gjet nga zhytësit rreth orës 3 të mëngjesit të së martës, rreth 100 metra larg bregut, në një thellësi prej 2 metrash. Në kërkime morën pjesë forcat e Guardia Costiera, zjarrfikësit, helikopterë, roje plazhi, si dhe shumë pushues. Carlo u zhduk ndërsa notonte me nënën e tij. Pavarësisht kërkimeve intensive që vazhduan gjatë natës, shpresat për ta gjetur gjallë u shuan në orët e para të mëngjesit. Top Channel