Digjet Spanja e Portugalia nga temperaturat e larta, katër të plagosur dhe mijëra të evakuuar në Tarifa

Digjet Spanja e Portugalia nga temperaturat e larta, katër të plagosur dhe mijëra të evakuuar në Tarifa

Temperaturat e larta dhe era e fortë nxori nga kontrolli një zjarr në Spanjën veriperëndimore. Zjarri i madh shpërtheu në një zonë minierash të epokës romake dhe detyroi qindra banorë të evakuoheshin. Shuarja e zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme ishte e pamundur për shkak të temperaturave të larta dhe erërave deri në 40 kilometra në orë. Katër persona, përfshirë dy zjarrfikës, pësuan lëndime të lehta. Autoritetet thanë se dëmet në vend do të vlerësohen pasi zjarri të jetë plotësisht nën kontroll. Departamenti i turizmit i qeverisë rajonale planifikon një vlerësim teknik kur kushtet ta lejojnë. UNESCO e përshkruan vendin si “padyshim më të mirë-ruajturin dhe më përfaqësuesin nga të gjitha zonat minerare të botës greko-romake në kohët klasike”. Spanja është përfshirë nga një...