Arrestohet një person, dyshohet se ka kryer krime lufte në Malishevë

Arrestohet një person, dyshohet se ka kryer krime lufte në Malishevë

Prokuroria Speciale njoftoi se është arrestuar një person, që dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës. R.M., u arrestua në Prishtinë dhe ai dyshohet për veprën penale: krime lufte kundër popullatës civile. Sipas njoftimit, R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, “në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”. Prokuroria tha se kundër të akuzuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve. “Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, tha Prokuroria Speciale. Së fundi, Prokuroria...