“A do ta respektojë Vetëvendosja aktgjykimin e Kushtetueses”/ Vendimi për seancës konstituive, ja si përgjigjet Kurti

“A do ta respektojë Vetëvendosja aktgjykimin e Kushtetueses”/ Vendimi për seancës konstituive, ja si përgjigjet Kurti

Deklaratën e shkurtër e duke mos u ndalur para mediave, Kurti e ka dhënë pas ceremonisë së 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë. “Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para gazetarëve lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e seancës konstituive. A do ta respektojë Vetëvendosje aktgjykimin e Kushtetueses? Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve. Në njoftimin e publikuar të premten e shkuar thuhet se Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në 3 herë dhe se të gjithë deputetët duhet...