Tjetër vrasje trondit Prishtinën, gjendet i vrarë në makinë 41-vjeçari (EMRI)

Tjetër vrasje trondit Prishtinën, gjendet i vrarë në makinë 41-vjeçari (EMRI)

Muhamet Matoshi PRISHTINË- Një tjetër vrasje ka tronditur Kosovën. Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22.00, një person u gjet i vdekur në një veturë me targa angleze në lagjen Hajvali të Prishtinës. Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që u përshkallëzua në përdorimin e armëve të zjarrit. Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima mbërriti pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). I dyshuari për vrasjen është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Nuhiu braktisi makinën pas vrasjes dhe u largua në këmbë. Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ai...