Hyjnë në fuqi 9 masat e reja për investime deri në 50% të vlerës në bujqësi

Hyjnë në fuqi 9 masat e reja për investime deri në 50% të vlerës në bujqësi

Skemës kombëtare në bujqësi i janë shtuar edhe 9 masa të reja në ndihmë të fermerëve për investime në ndërtimin e serrave, mbjelljet frutore, për mekanizimin e fermave, agroturizmin dhe mbështetje në akuakulturë.Mbështetja me grante përfshin deri në 50% të vlerës, me kufizime sipas sipërfaqes dhe shumave përkatëse që variojnë nga 250 mijë lekë deri në 15 mln lekë, në varësi të sektorit që do të kryhet aplikimi.Udhëzimi i mëparshëm parashikonte 8 masa në mbështetje të fermerëve, teksa me masat e reja shtresë së miratuar së fundmi numri i tyre arrin në 17 masa për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.Në udhëzimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 14, datë 28.3.2025, “për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë...