Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare , të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i lirë një ditë pas njoftimit nga Policia e Dibrës. Prokuroria kërkoi që arrestimet në flagrancë të këtyre personave të vlerësoheshin si të ligjshme dhe që për një pjesë të tyre, hetimet të vijonin në gjendje të lirë, ndërsa për të tjerët të caktohej masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. Këto kërkesa u pranuan në tërësi nga gjyqtarja, Flutura Çuko. Sipas vendimit, personat me iniciale F. T., 61 vjeç, dhe B. Ç.,...