Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Investimet në bujqësi dhe agroturizëm, dalin kriteret për secilën masë me 50% mbështetje nga qeveria
Qeveria shqiptare vazhdon të detajojë Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, e cila ofron grante deri në 50 për qind për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Disa shtesa të reja në udhëzimin për fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të publikuara në Fletoren Zyrtare, qartësojnë me shifra konkrete kriteret e aplikimit, afatet dhe sasinë e përfituar për çdo masë mbështetëse. Për ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se:– 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve;– 8 000...