Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të mitur dhe kanë shpallur një tjetër në kërkim, pasi ishin të implikuar në trafikimin e 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC. Mësohet se dy 17-vjeçarët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri. “Në vijim të aksioneve të pandërprera për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të trafikuara nga jashtë vendit për shitje në tregun vendas, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi...