Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari
Policia e Tepelenës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore në 2 fshatra. Mësohet se 40-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe 3 krërë bagëti të trasha. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit E. M., 40 vjeç, banues në fshatin Kodër. 40-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë...