Australi/ Dardan Jahiu, nga rrënjët e Kosovës drejt kulmit të karatesë botërore!

Australi/ Dardan Jahiu, nga rrënjët e Kosovës drejt kulmit të karatesë botërore!

Dardan Jahiu vazhdon të shkëlqejë në arenat ndërkombëtare të sporteve luftarake. Pas suksesit të madh në Australian Open Championship, ai ngjitet edhe më lart me fitoren e fundit në Monterrey, duke përfaqësuar Australinë me krenari në Ligën Boterore e të Rinjve Karate 1 – 2025.Në kategorinë mbi 70 kg, Dardani siguroi një fitore të vështirë por plot besim kundër Eder Rene Lopez Ibarra nga Meksika, duke i dhënë ekipit australian një medalje të artë të merituar. Kjo arritje nuk është vetëm rezultat i punës së tij të palodhur, por edhe i një motivimi të thellë që buron nga historia personale dhe frymëzimet që e kanë ndjekur gjatë rrugës.Një burim i madh motivimi për Dardanin janë xhudistët kosovarë, të cilët ai i admiron thellësisht për guximin,...