Opozita izraelite thërret për protestë në mbështetje të pengjeve në Gaza, lideri opozitar: E kërkuan familjarët

Opozita izraelite thërret për protestë në mbështetje të pengjeve në Gaza, lideri opozitar: E kërkuan familjarët

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Gair Lapid, bëri thirrje për një grevë në solidaritet me pengjet izraelite në Gaza të dielën e ardhshme, duke i bërë jehonë një thirrjeje të bërë më parë nga familjet e pengjeve. “Grevë të dielën”, shkroi Lapid në X, duke shpjeguar se po i drejtohej “madje edhe atyre që mbështesin qeverinë” e Benjamin Netanyahut. “Kjo nuk është çështje polemikash apo politike. Bëjeni nga solidariteti me pengjet e 7 tetorit që mbeten në duart e Hamasit dhe aleatit të tij, Xhihadit Islamik, në Rripin e Gazës, si dhe me popullin e tyre. Ishin familjet që e kërkuan… dhe kjo është arsye e mjaftueshme”, shtoi ai. Më 10 gusht, rreth 20 të afërm të pengjeve bënë thirrje për një grevë të përgjithshme të...