Sot mund të jetë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri, termometri shënon mbi 42 gradë

Sot mund të jetë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri, termometri shënon mbi 42 gradë

 I nxehti afrikan është rikthyer sërish në vend, ku temperatura kanë arritur nivele ekstreme. Një ditë më parë  në Tiranë, termometri ka regjistruar 42 gradë celsius, ndërsa ditën e sotme kjo vlerë pritet të tejkalohet.  Ky tejkalim i vlerës 42 gradë, e bën ditën e sotme ndoshta më të nxehtën ndonjëherë në Shqipëri. Përvec Tiranës, temperaturat përvëluese janë regjistruar dje edhe në Berat, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër, me vlera mbi 41°C. Sinoptikanët kanë bërë apel për kujdes sidomos për të moshuarit, fëmijët e personat me probleme shëndetësore dhe rekomandojnë qëndrimin në ambiente të freskëta gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00).  Temperaturat e larta kanë sjellë dhe shpërthimin edhe përhapjen e shumë zjarrëve që kanë mbërthyer vendin nga veriu në jug. Pritet që ditët në vijim të shënojnë...