Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tërmeti 6.5 ballë godet Indonezinë, lëshohet paralajmërimi për cunami
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë goditi rajonin Papua të Indonezisë. Qendra e Kërkimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e dridhjes me magnitudë 6.5 ballë ishte 193 kilometra në veriperëndim të zonës Abepura në rajon. Nga tërmeti, i cili ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale. Pas tërmetit u lëshua një paralajmërim për cunami.